Sport

Sportistët e Kosovës reagojnë ashpër për ndeshjen Crvena Zvezda dhe e ashtuquajtura Trepça nga Mitrovica

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Klubi i futbollit Crvena Zvezda, të martën rreth orës 16:00 është nisur nga Beogradi për në Kosovë, ku sot (e mërkurë) është paraparë të luhet ndeshja e Kupës së Serbisë me të ashtuquajturën Trepça nga Mitrovica, shkruan BlicMedia.

Për këtë ndeshje ka pasur reagime të mëdha nga trajnerë, analistè, futbolllistë, gazetar sportiv e sportdasashës të shumtë nga Kosova.

Këto janë disa nga reagimet:

Bylbyl Sokoli- Trajner

“Reciprocitet, Si ka vepruar policia e Serbisë me sportistët e Kosovës të cilët nuk ju lejoj pjesëmarrje hiq ma pak se në Kampionatin Evropian të Karates.
Njisoj duhet të veproj edhe policia e Kosovës ndaj sportistëve të Serbisë. “Prandaj nuk duhet lejuar që futbollistët e C. Zvezdes me hy në Kosovë për zhvillimin e një takimi sportiv. Pres që të reagojnë të gjith sportistët e Kosovës, pamvarsisht cilës degë sportive i takojn”.

Muhamet Dragusha – Trajner dhe analist.

“Ndeshja e Ekipit nga Kosova që është Trepça e dëshiron me qdo kusht të luaj kundër ekipit nga Serbia Cervena Zvezda e unë e mendoj se është një gabim i madh shtetëror në qoftë se veq do të luhet kjo ndeshje, Duhet ta rikujtoj Serbia që në kohën e para luftës se qka ka bërë me klubet e Kosovës duke i injoruar dhe pastaj duke mos i lënë të zhvillojnë aktivitetin e tyre në kuadër të Federatës së Kosovës. Ne qoftëse dëshirojn lojtarët e Trepca të zhvilloj ndeshje duhet të rexhistrohen në FFK dhe të jenë pjesë e Futbollit të vendit ku jetojn, por kjo që po mundohen ta bëjnë ata është akt politik më shumë sesa sportiv !! Rrugë e gabuar që KOSOVA sbesoj se do të lejojë të zhvillohen këso ndeshje të këtij formati!!”.

Tahir Lushtaku – Trajner i Drenicës

“Mendoj që nëse ish kanë situata po menoj mirë në Kosovë nashta nuk ish dasht mu merr kërkush me këtë tem po ja që në Kosovë ndodhin këto, ku mendoj sigurt që nuk është e mirê dhe e drejt të luhet një ndeshje futbolli në territorin e shtetit tonë, Ndoshta FFK nuk e ka forcën as mundsin që të ndaloj mos të zhvillohet kjo ndeshje po mendoj organet kompetente të sigurisë duhet ta marrin shumë seriozisht dhe mos të lejojn në asnjë aspekt të zhvillohet kjo ndeshje e kur e dim nj6 klube si zvezda që aq shumë na urren si popull mendoj që policia duhet të bëj qmos në bashkpunim me njerzit kompetent për qështje të siguris dhe me FFK, që të anulohet dhe mos të lejohen të hyjnë në Kosovë e mos të bahet fjal për zhvillimin e kësaj ndeshje kurrsesi”.

Lulzim Berisha – Kryetar i tifo grupit “Dardanët”

“Mendoj se zvezda e arkansave nuk e ka vendin të luaj në shtetin tonë dhe mendoj se është reagim me vend i FFK se nuk duhet lejuar të zhvilloj loj në Kosovë”

Arsim Prepolli – Trajner dhe analist

“Unë besoj se ka me reaguar FFK por është edhe gjëja tjetër, besoj qē edhe UEFA duhet të reagojë se dihet ne jemi të pranuar ndërkombtarisht dhe dihet që ne marim pjes në UEFA-FIFA me të drejta të plota si gjithë shtetet tjera por duhet të jemi të vetdishëm qè mos të ngutemi dhe duhet kontaktuar dhe biseduar me UEFA-n dhe atëherë të merret një vendim”

Xhavit Kajtazi – Trajner dhe gazetar i njohur sportiv

“Kjo që po ndodhë nuk është më sport. Thjeshtë, është gjithcka polititikë.Po del se gjithcka që bën Serbia është në regull! Skuarat serbe hyjnë e dalin nga Kosova kur t’u teket; natën, ditën, anipse dihet se kjo nuk ka lidhje me sportin. Kështu bëjnë në futboll, në hendboll, në volejboll e në sporte të tjera… Po shihet qartë se janë vënë në lajthim të gjitha asociacionet sportive ndërkombëtare, pra edhe UEFA… Po del se Serbia është e përkëdhelura e Ballkanit, po edhe e Evropës… E, ne shhtireshim dhe po shtiremi gjoja se nuk po ndodhë asgjë! Mini e ka mësuar udhën dhe po na kalon nëpër mustaqe! Tash po i vjelim pasojat!”

Agim Maliqi – Trajner

“Ajo lojë nuk duhet të zhvillohet në Kosovë. Si la mundësi që të zhvillohet një lojë nga një ekip i Serbise në Kosovë kur nuk e njohin shtetin tonë.
Sportistët tanë kanë gjithmonë probleme në ato shtete që nuk na kanë njohur.
Pse FIFA e UEFA po i dhënë të drejtë ekipeve serbe me lujt këtu, kjo është e padrejt. Në fund kjo ndeshje nuk duhet të zhvillohet në teritorin e Kosovës.

Avni Shala – Trajner

“Ju dikur na mbyllët fushat dhe na shuat ëndrrat e futbollit. Nuk e keni vendin të shkelni në fushat tona që dikur i shkatrruat”.

Kastriot Rexha – Futbollist

“Po unë mendoj se kjo është një qështje që federata duhet të reagoj gjë që e ka bërë edhe në të kaluaren dhe mendoj se është edhe qështje politike. Mirëpo then të drejtën nuk është se i njoh edhe shumë rregullat si dhe në qfarë mënyre e përcakton ligji i shtetit zhvillimin e një ndeshje për kup të një skuadre serbe të vij të luaj në teritorin e Kosovès”.

Këtij reagimi i janë bashkangjitur edhe Emin Bajrami – Trajner, Genc Sermaxhaj – Trajner dhe analist, Arb Manaj – Futbollist, Advan Miftari – Gazetar, Agron Gojnovci – Gazetar sportiv.

Me kètë reagim kërkohet nga organet shtetërore të veprohet me sportistët serb njësoj sikurse pushteti serb me sportistet tanë. Gjithashtu ftojm të na bashkangjiten edhe sportistët nga të gjitha sportet.

Duhet theksuar se janë marr tè gjitha masat nga FFK e cila ka dorzuar kërkesën te institucionet e sigurisë së vendit qè ndeshja të mos luhet. FFK gjithashtu ka njoftuar edhe UEFA-n që nuk do të lejojn të luhet kjo ndeshje. Tani éshtê nê dorë të shtetit të Kosovës se a do të lejojnë zhvillimin e kësaj ndeshje. /BlicMedia.net

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv