Sport

Kosova e mbyll turneun ndërkombëtar në Turqi

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll në konkurrencën e femrave e ka mbyllur me humbje turneun ndërkombëtar në Turqi.

Hendbollistet e Përfaqësueses së Kosovës të hënën e kanë luajtur ndeshjen e fundit në turneun ndërkombëtar të mbajtur në Antalya të Turqisë.

Në ndeshjen e fundit Kombëtarja jonë humbi nga Maqedonia Veriore me rezultat 30:27. Humbja erdhi si pasojë e lodhjes dhe lëshimit të koncentrimit.

Kosova ka fituar ndaj Italisë dhe Turqisë B, kurse pësoi nga Turqia A dhe Maqedonia Veriore. Kundër Maqedonisë Veriore prap me efikasistet shumë të lartë është shquar kapitenja Leonora Demaj që ka shënuar 12 gola.

Vlen të theksohet që Kosova në Antalya është paraqitur pa thuajse gjysmën e ekipit. Për shkak të angazhimeve personale kanë munguar Albana Arifi, Dorentina Osmani, Elma Kameri, Ardiana Merditaj, Fitore Aliu, Aurora Shehdadi, Meltem Ylberi e disa lojtare të tjera.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv