Sport

Kjo është deklarata e Dallkut pas barazimit me Drenicën

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Armend Dallku, kryetrajner i FC Prishtinës nuk është ndarë aspak i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve të tij në duel me FC Drenicën (0-0).

Tekniku vushtrrias theksoi se është i pakënaqur me repartin ofansiv të sulmit, pasi që sipas tij duhet të bënin më tepër në këtë ndeshje.“Nuk jam i kënaqur nga futbollistët e repartit ofansiv, pasi që kemi rrezikuar pak. Kufizuam kundërshtarin që nuk na krijoi asnjë rast, por ky nuk është justifikim, pasi që duhet të shënonim. U munduam që minutat e fundit të luajmë me dy sulmues, por nuk arritëm të konkretizonim”, deklaroi Armend Dallku pas ndeshjes për “Super Sport Kosova”.

Dallku foli edhe për orarin e ngjeshur dhe problemet me shtyerjen e ndeshjeve, transmeton gazeta sheshi“Pauza po na shkakton shumë probleme. Po humbasim në ritëm. Jam i mendimit që e falëm një pjesë të parë, pasi që pak prodhuam. Tentuam të ndryshonim ritmin e lojës me zëvendësimet e bëra, por nuk ia dolëm”, potencoi 36 vjeçari.

Trajneri i kryeqytetasve foli edhe për ndeshjen e radhës ndaj Ferizajt, për të cilën deklaroi se skuadra e tij do të udhëtojë për fitore.

“Kemi punuar në aspektin fizik, pasi që kemi patur një orar të ngjeshur. Kemi një fond të mirë të futbollistëve, megjithëse kemi pak probleme fizike. Po e them prap kjo nuk është justifikim, ne duhet të punojmë shumë dhe të rikthehemi në formën më të mirë për ndeshjet në vazhdim”, përfundoi Armend Dallku.

Me këtë pikë Prishtina nuk lëviz pozicion, mbetet në pozitën e gjashtë, por tani ka 14 pikë.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv