Sport

Man Utd pa dy yjet e skuadrës kundër Liverpoolit

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

David de Gea dhe Paul Pogba kanë mbetur jashtë listës së lojtarëve të Manchester United për derbin e së dielës kundër Liverpoolit në Premierligë.

De Gea të martën iu është nënshtruar skanimeve pasi vuan nga një lëndim i pësuar në kualifikuesen për Euro 2020 mes Spanjës dhe Suedisë, dhe do të mbetet jashtë për fundjavë.

Pogba, i cili ka munguar në katër nga shtatë ndeshjet e fundit pas një lëndimi në kyçin e këmbës, ishte pritur të jetë gati për të dielën, por edhe ai do të mungojë në derbi.

Mungesat e këtyre dy lojtarëve do të jenë të theksuara për Manchester United, përballë liderëve të Premierligës të dielën.

Liverpool pas tetë javësh në Premierligë numëron tetë fitore, dhe këtë seri fantastike do të kërkojë ta ruajë edhe kundër Manchester United në ‘Old Trafford’.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv