Sport

Kampionia e futbollit Alex Morgan pret fëmiun e saj të parë

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Ylli i futbollit të grave, Alex Morgan ka njoftuar se po pret fëmijën e saj të parë. Morgan, 30 vjeçare dhe burri i saj Servando Carrasco e kanë dhënë lajmin në rrjetet sociale të mërkurën në mbrëmje.

Çifti pozuan me dy qentë e tyre dhe mbajtën një shkrim: “Shtimi i një më shumë në familje. Prill 2020. Vajzë e vogël”.

“Tashmë jemi në dashuri dhe as nuk e kemi takuar akoma. Anëtarja më e re e familjes Carrasco, së shpejti.”

Morgan, e cila luan me klubin amerikan Orlando Pride, vlerësohet nga shumë si një nga yjet kryesorë në futbollin e grave.

Ajo i ndihmoi SHBA-në në lavdinë e Kupës së Botës në fillim të këtij viti dhe është përfshirë në formacionin e vitit nga FIFA.

Edhe burri i saj, Varrasco është futbollit profesionist dhe luan për skuadrën e MLS-së, LA Galaxy. Çifti janë në lidhje nga viti 2014. /IO/

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv