Lajme

Ja reagimet e Çitaku, Thaçi, Haradinaj, për mohimin e maskrës së Reçakut nga Vuçiç

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Kanë reaguar Vlora Çitaku, Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, ndaj fjalimit të thënë nga Kryeministri serb Aleksander Vuçiç.

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku i ka cilësuar si çmenduri totale mohimin që Vuçiq ia bën Masakrës së Reçakut dhe krimeve të forcave paramilitare serbe në Kosovë.

“Presidenti i Serbisë sapo ka deklaruar që Masakra e Reçakut është një krim i fabrikuar. Kjo është një çmenduri totale”, ka shkruar ambasadorja Çitaku në twitter.

“Reçaku ishte një tragjedi e cila shpalosi dhe zbuloi para syve të botës egërsinë e vërtetë të regjimit serb në Kosovë”, ka shtuar tutje Çitaku.

Çitaku ka thënë se deklarata të tilla janë një turp për Serbinë dhe se mohimi i krimeve të kryera nga forcat serbe është i papranueshëm.

Ndryshe, ish-ministri nga radhët e Listës Serbe, Ivan Teodosijeviq, është dënuar sot me dy vjet burgim pasi e kishte quajtur Masakrën e Reçakut një ‘fabrikim’.

Për dënimin e Teodosijeviq ka folur edhe shefi i Listës Serbe, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, duke përsëritur të njëjtën deklaratë skandaloze të Teodosijeviqit.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar ndaj deklaratave të krerëve politikë në Serbi të cilët mohojnë vazhdimisht të kenë kryer krime në Kosovë e Bosnje.

Presidenti Thaçi është shprehur se politikat gjenocidiale të Serbisë nuk mund të mbrohen.

Ai ka shtuar gjithashtu se paqja, pajtimi e drejtësia nuk mund të ndërtohen mbi bazën e mohimit të krimeve.

Ky është postimi i tij i plotë:

“Shoh shumë zyrtarë nga Serbia që mohojnë disa nga krimet më të këqija kundër civilëve që ndodhen në Evropë, të konfirmuara nga Gjykata Ndërkombëtare si Reçaku. Politikat gjendocidiale serbe nuk mund të mbrohen. Ato duhet të denoncohen. Paqja, pajtimi, drejtësia nuk mund të ndërtohen bazuar në mohimin e krimeve”.

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka theksuar se urrejtja patologjike e Vuçiqit ndaj shqiptarëve, po dëshmohet edhe me deklarimin e tij të fundit “se masakra e Reçakut e cila tronditi mbarë botën në vitin 1999, është e fabrikuar”.

“Ky qëndrim dëshmon qartë se Serbia edhe në formë institucionale e ruan paturpësisht mendësinë kriminale të trashëguar nga koha e Millosheviqit”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i Haradinajt në Facebook:

Urrejtja patologjike e Vuçiqit ndaj shqiptarëve, po dëshmohet edhe me deklarimin e tij të fundit, “se masakra e Reçakut e cila tronditi mbarë botën në vitin 1999 është e fabrikuar”.

Ky qëndrim dëshmon qartë se Serbia edhe në formë institucionale e ruan paturpësisht mendësinë kriminale të trashëguar nga koha e Millosheviqit.

Republika e Kosovës është shoqëri shumetnike, e përbërë nga shqiptarët dhe komunitetet tjera dhe urrejtja ndaj secilës etni është vepër e dënueshme me ligj.

Është për keqardhje se si Serbia, që konsiderohet si shtet favorit nga BE-ja, vazhdon ta kultivojë urrejtjen etnike ndaj shqiptarëve dhe mohon krimet gjenocidale të saja, duke kontaminuar kështu të ardhmen e tyre dhe duke zvogëluar shanset për paqe dhe pajtim në rajon.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat