Sport

Ismet Munishi paralajmëron Gjilanin me treshen fantastike

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Ballkani i Ismet Munishit do të ketë një test të vështirë këtë të mërkurë derisa udhëton drejt Gjilanit për tu përballur me ekipin e Gentjan Mezanit, shkruan Gazetasheshi.com.

Kalimi prej një bari artificial në atë natyrual është gjithmonë i vështirë për futbollistët, teksa tekniku i njohur kosovar ka menduar të gjejë zgjidhje edhe për këtë problem.

Ballkani ka realizuar edhe seancën e dytë stërvitore në teren me bari natyral në mënyrë që ti përshtatet terenit në Gjilan, pasi që stadiumi kryesor i Ballkanit është me bari sintetik.

Ka qenë vetë tekniku Munishi që përmes një imazhi të publikuar në llogarinë e tij e ka paralajmëruar në një far forme ekipin e Mezanit, pasi që ka pozuar së bashku me treshen e frikshme të sulmit: Arbër Hoxhën, Jetmir Topallin dhe Blend Baftiun.

Fotografia e Ismet Munishi

Kujtojmë që po të njejtën gjë e kishte bërë edhe kryetrajneri i Llapit Tahir Batatina, i cili kishte stërvitur me ekipin në “Agron Rama” të Obiliqit për dhjetë ditë në prag të sfidës ndaj Prishtinës.

Mbetet për tu parë nëse Munishi do të ketë suksesin e njejtë sikurse Batatina, i cili doli me fitore nga “Fadil Vokrri”.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv