Sport

Historike: Kosova e shënon ngritjen më të madhe në listën e FIFA-s

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Kosova e ka shënuar ngritjen më të madhe në historinë e saj, në ranglistën botërore të FIFA-s.

Faqja zyrtare e FIFA-s ka publikuar renditjen më të fundit, ku Kosova ka pasur ngritje historike,

Pas dy ndeshjeve kualifikuese të shtatorit për kampionatin evropian, Kombëtarja e Kosovës tani është ngritur për një pozitë, në të 119-tën, nga pozita 120 kur ishte në klasifikimin e kaluar.

Faqja zyrtare e FIFA-s me foto të Kosovës ka bërë të ditur ranglistën e re, ku shkruan se Kosova tani është ngritur në pozitë rekord, transmeton Insporti.

“Dardanët” nga 1149 pikë sa kishin gjithsej, tani kanë 1164 pikë në renditjen botërore.Kjo do të thotë se kombëtarja e udhëhequr nga Challandes, ka fituar 15 pikë gjithsej pas ndeshjeve të shtatorit.

Në muajin shtator, Kosova e mundi 2:1 Çekinë në ‘Fadil Vokrri’, derisa u mund 5:3 në udhëtim nga Anglia, ku tregoi paraqitje dinjitoze.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv