Lajme

Haradinaj sulmon Kurtin: Për 10 vjet i ka rrejt popullin

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka sulmuar sërish Lëvizjen Vetëvendosje duke thënë se ka mashtruar dhe ka gënjyer popullin për Bashkim Kombëtar.

Haradinaj ka thënë se Vetëvendosje ka gënjyer popullin për 10 vjet duke ju bërë thirrje qytetarëve të mos i respektojnë simbolet e Kosovës, himnin dhe gjëra të tjera, ndërsa tash thotë se i pranon të gjitha, shkruan Reporteri.net.

“Nuk është Kosova vend për eksperimente, brenda Vetëvendosjes krejtësisht është eksperiment, është eksperiment me ftuar popullin tënd për mbi 1 dekadë për bashkim kombëtar dhe simbole kombëtare dhe me thonë si njohim simbolet e shtetit të Kosovës, e në fund me thonë i njohim, kjo është eksperiment, kjo është tallje për mbi 10 vjet, një pjesë të popullit tënd nuk i ke bërë me i pranuar e respektuar këto simbole, e sot pa pikë turpi i pranojë, mirë pse i ke rrejt popullin tënd, pse i ke thënë se s’ban me i pranu, pse nuk i ke lënë mu u qu në këmbë për himnin”, tha Haradinaj.

Kreu i AAK-së, njëherit kandidat për kryeministër disa herë kohëve të fundit e ka quajtur mashtrues Kurtin. /Reporteri.net/.

Tubim me qytetarë në Prishtinë (drejtpërdrejt)

Tubim me qytetarë në Prishtinë (drejtpërdrejt)

Posted by Ramush Haradinaj on Sunday, September 15, 2019

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat