Auto/Tech

Google, do ta paguajë taksën digjitale për të zgjidhur mosmarrëveshjen fiskale me Francën

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Gjiganti teknologjik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Google, është pajtuar të paguajë mbi 1.1 miliardë dollarë për të zgjidhur mosmarrëveshjet me autoritetet tatimore franceze.

Në vitin 2017, Franca i kërkoi Googlet të paguante taksa pas një hetimi për mashtrim fiskal.

Franca shpreson që Bashkimi Evropian dhe vendet e tjera të ndryshojnë rregulloren e tashme që u mundëson gjigantëve të internetit si Facebooku, Google dhe Apple të pakësojnë taksat nëpërmjet regjistrimit të të ardhurave në vendet me taksa të ulëta, përcjell Telegrafi.

Për shkak të mosarritjes së marrëveshjes ndërkombëtare fiskale, në janar të këtij viti, Franca vuri një taksë digjitale 3 për qind ndaj shitjeve të gjigantëve të internetit.

Autoritetet fiskale franceze përshëndetën këtë projekt të zgjidhjes, duke thënë se ky shënon përfundimin e një epoke.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Auto/Tech

Të gjitha modalet që do të prezantohen në shkurt nga Volkswagen

Auto/Tech

U hoq nga qarkullimi në Gjermani, por në Kosovë kjo BMW po shitet me çmim marramendës

Auto/Tech

Sony lanson logon zyrtare të PlayStation 5

Auto/Tech

Apple planifikon iPhone me një dizajn krejtësisht të ri