Lajme

Gazeta e famshme zvicerane NZZ krahason Vjosa Osmanin me Angela Merkelin

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Lidhja Demokratike e Kosovës është përcaktuar që në zgjedhjet e 6 tetorit t’ia mësyjë marrjes së pushtetit me Vjosa Osmanin si kandidate për kryeministre, shkruan Gazeta Express.

Përveç mediave në Kosovë, tashmë Osmanin kanë filluar ta krahasojnë me kancelaren gjermane, Angela Merkel, edhe media të mëdha nëpër botë.

Gazeta e madhe zvicerane “ Neue Zurcher Zeitung” një artikull kushtuar zgjedhjeve të parakohshme në Republikën e Kosovës, e ka nisur me titullin “ Ajo është Angela Merkeli jonë “, raporton Gazeta Express.

Këtë shkrim e ka shpërndarë burri i Vjosa Osmanit, Prindon Sadriu, i cili tashmë po e shoqëron gruan e tij përgjatë fushatës në çdo qytet të Kosovës.

Osmanit në mbështetje i kanë dalë fuqishëm edhe nga Partitë Popullore Evropiane.

Gjatë hapjes së fushatës së LDK’së në Prishtinë, ka marrë pjesë nënkryetari i EPP-së, Dara Murphy, i cili ka shprehur mbështejen e fuqishme për fitoren e Vjosa Osmanit.

Zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit vijnë si rezultat i dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit, pas ftesës që kishte marrë nga Gjykata Speciale dhe pas problemeve me partnerët e koalicionit./GazetaExpress/

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat