Sport

Formacioni më i mirë i botës, që kushton 1.2 miliard euro

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Cili do të ishte top-formacioni më i mirë i botës, me futbollistët aktualë?

Me siguri, përgjigjja për këtë nuk është e thjeshtë, as misioni për ta formuar atë. Ka vendime të vështira për t’u marrë pothuajse në çdo pozicion. Pikëpyetje të tilla janë më se normale: Alisson Becker, Marc-Andre ter Stegen apo Jan Oblak në portë?

A duhet përfshirë Raheem Sterling? Kush e bën më mirë partnerin e Virgil van Dijk në mbrojtje? Lionel Messi, Cristiano Ronaldo, Kevin De Bruyne dhe Van Dijk mund të jenë katër emrat e vetëm, të garantuar në këtë ekip ëndrrash.

ESPN ka guxuar dhe u ka kërkuar ekspertëve të vet që të formojnë një 11-she të tillë, më të mirën, e cila, sipas tyre, mund të fitonte çdo gjë në futbollin e sotëm.Paratë (çmimi i lojtarëve) nuk ishin objekt, megjithëse ekipi i ekspertëve duhej të ndiqte disa rregulla: Jo më shumë se dy lojtarë nga i njëjti klub;

formacionin 4-3-3, një modul bazë për kaq shumë ekipe të niveleve të larta; pozicionimi në role natyrale etj.Zgjedhjet e të gjithë ekspertëve të ESPN u grumbulluan dhe lojtari më i përzgjedhur në secilin pozicion u bë pjesë e këtij top-formacioni. Ato zgjodhën një ekip, që do të kushtonte afërsisht 1.2 miliard euro me çmimet aktuale të tregut.

Emrat, bashkë me çmimet përkatëse të kartonëve të tyre, janë si më poshtë:

Portier: Jan Oblak /Atletico Madrid/Vlera e transferimit: 100 milionë €
Mbrojtës i djathtë /Joshua Kimmich/Bayern Munich/70 milionë €
Qendërmbrojtës /Virgil van Dijk/Liverpool/90 milionë €
Qendërmbrojtës /Kalidou Koulibaly/Napoli/75 milionë €
Mbrojtës i majtë /Andrew Robertson/Liverpool/60 milionë €
Mesfushori djathtë/Kevin De Bruyne/Manchester City/130 milionë €
Mesfushor qendror/N’Golo Kante/Chelsea/100 milionë €
Mesfushor i majtë/Frenkie De Jong/Barcelona/85 milionë €
Sulmues i majtë/Lionel Messi/Barcelona/150 milionë €
Sulmues qendre/Kylian Mbappe/PSG/200 milionë €
Sulmues i djathtë/Cristiano Ronaldo/Juventus/90 milionë €

Ky është top-ekipi, që do të fitonte gjithçka.

Por, siç do të ndodhte, ESPN ka lënë jashtë disa emra të profilit të lartë.

Alisson i Liverpoolit mungon, përkundër faktit se ishte ylli i portës për vitin 2019. Nuk ka vend as për shokun e tij të klubit, Mohamed Salah.

Ndërkohë, Bernardo Silva ka qenë i jashtëzakonshëm për Manchester City dhe Portugalinë. Ai ndoshta mund të ndjehet i pavlerësuar nga kjo përzgjedhje.

Nuk ka vend as për Robert Lewandowski.Thënë më shkoqur, ekipi i ekspertëve të ESPN ka shkaktuar një trazirë në mesin e tifozëve të futbollit, që kanë reaguar në mënyra nga më të ndryshmet në rrjetet sociale për emra të veçantë, të mbetur jashtë.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv