Blic Plus

Fjalët e një foshnje që nuk lindi kurrë

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Muaji i parë. Mami, jam vetëm 20 cm i gjatë, por i kam të gjitha organet. E adhuroj zërin tënd dhe sa herë që e dëgjoj lëviz duart dhe këmbët.

Të rrahurat e zemrës tënde jan ninulla ime e preferuar.

Muaji i dytë. Mami, sot mësova të thithja gishtat. Po të më shikoje do e kuptoje që jam rritur pak, por akoma nuk jam aq i madh sa të mund të jetoj jashtë shtëpisë sime. Këtu është kaq ngrohtë.

Muaji i tretë. E di çfarë mami? Jam vajzë. Shpresoj që kjo të të bëjë të lumtur. Unë dua që ti të jesh gjithmonë e lumtur. Nuk më pëlqen kur qan, dukesh kaq e trishtuar. Edhe unë trishtohem dhe qaj me ty, edhe pse ti nuk më dëgjon dot.

Muaji i katërt. Mami, flokët e mi kan filluar të rriten. Janë ende të shkurtër e të hollë, por unë nuk mërzitem sepse më vonë do t’i kem të gjatë e të bukur. Kaloj shumë kohë duke bërë ushtrime. Për shembull tani mund të kthej kokën dhe të lëviz gishtat. Po ia dal mban mirë më duket.

Muaji i pestë. Mami, ishe tek doktori sot. Ai të genjeu, të tha qe unë nuk jam nje bebe, por në fakt unë jam një bebe. Jam bebja jote. Mami, çfarë është aborti?

Muaji i gjashtë. Sot e dëgjova prap atë doktorin. Nuk më pëlqen ai, më duket i ftohtë dhe pa zemër. Dicka po hyn në shtëpinë time. Doktori e quajti atë gjilpërë. Mami çfarë është? Po me djeg. Mami të lutem thuaji të ndalojë. Të lutem më ndihmo!

Muaji i shtatë. Mami tani jam mirë. Jam në parajsë, në duart e një engjëlli. Ai po më mban. Më tregoi për abortin. Pse nuk më deshe mami?

Çdo abort është një zemër që nuk do të rrahë më, dy sy që nuk do të shikojnë, dy duar që nuk do të prekin kurrë, dy këmbë që nuk do të mund të vrapojnë, dy buzë që kurrë nuk do të mund të flasin!

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Blic Plus

Nuk do ta besoni sa paguhet Arbana për një muaj

Blic Plus

Faton Peci i çon “selam” nga Istogu Bekë Berishës...

Blic Plus

Merkel jep lajmin e madh, Kjo vlen edhe për Shqiptarët që jetojnë në Gjermani

Blic Plus

Letra prekëse e një babi të varfër për të pasurin që ia gërvishti veturën