Sport

FFK punëson trajnerin e njohur kosovar

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Ish-futbollisti i gjeneratës së artë të Prishtinës dhe trajner i Përfaqësueses së Kosovës, Edmond Rugova nga tash e tutje është pjesë e Federatës së Futbollit të Kosovës, aty ku do ta ketë një mision të ri, nxitjen dhe krijimin e talenteve të rinj në futbollin kosovar.

Rugova që drejtoi Kosovën nga viti 2006-2009 në kohë shumë të vështira është thyer këtu për ta dhënë kontributin e vet me shpresë se si ishte i suksesshëm në fushë, ngjashëm i suksesshëm do të jetë edhe në punë.

Rugova do të jetë pjesë e FFK-së ku do të kryejë punën si menaxher i programit zhvillimor për futbollistët e rinj.

“Ishte nevoja shumë e madhe për ta ndihmuar Kosovën sidomos në punën me të rinj. Kjo ka qenë njëra ndër arsyet kryesore që jam kthyer në Kosovë”, ka thënë fillimisht Rugova i cili po beson se këtu futbolli i Kosovës mund të ketë ngritje edhe më të madhe.

“Këtu është bërë punë shumë e mirë, por besoj se tash bashkërisht me një përkushtim të madh në punë do ta ngrisim futbollin në një nivel tjetër. Këtu ka talente, ka brumë dhe vetëm duhet më shumë kujdes që t’u rrimë më afër këtyre djemve dhe vajzave e t’u tregojmë sa të mira janë dhe sa shumë mund të arrijnë”, ka thënë Edmond Rugova, i cili për 35 vite jeton në SHBA, por kurrë nuk e harroi vendin e tij.

“Si kosovar që jemi kurrë nuk e harrojmë vendin tonë. Kudo që të jesh sado larg të jesh zemra të rrah për vendin tënd, malli nuk të hiqet për familjarë, shokët, kolegë e për gjithçka. 35 vjet kam qenë jashtë vendit dhe shumë më ka munguar Kosova”.“Kam ardhur shpesh në pushime, por tash e kam një mundësi të punoj dhe ta jap kontributin për vendin tim dhe jam shumë i përkushtuar të jap më të mirë”, ka thënë Rugova

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv