Sport

FFK dhe BQK nënshkruan memorandumin e bashkëpunimit

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Presidenti Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu, kanë pritur sot guvernatorin e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, i cili ishte i shoqëruar nga zëvendësguvernatori Sokol Havolli dhe drejtori për marrëdhënie me jashtë në BQK, Besnik Kada.

Të dy palët u takuan edhe javë më parë, ndërkohë që sot u bë nënshkrimi i memorandumit të bashkëpunimit. Ky memorandum parasheh bashkëpunimin e këtyre dy institucioneve në të gjitha aspektet, e sidomos në atë financiar.

BQK do të japë ndihmën e saj në krijimin e bashkëpunimeve të reja të FFK-së dhe klubeve me organizatat ekonomike, bankat dhe kompanitë mikro-financiare.

Ky memorandum parasheh krijimin dhe gjetjen e mundësive për sponsorizim dhe mbështetje të klubeve nga bankat apo kompanitë tjera mikro-financiare në qytetet ku ato e zhvillojnë aktivitetin e tyre.

Po ashtu, në kuadër të këtij memorandumi do të realizohen edhe projekte të përbashkëta ndërmjet këtyre dy institucioneve në të mirë të zhvillimit të futbollit dhe përmirësimit të infrastrukturës. 

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv