Auto/Tech

Facebook nuk heq dorë nga kriptovaluta “Libra”

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Ndonëse pesë gjigantë të pagesave njoftuan javën e kaluar se nuk do ta përkrahin kriptovalutën e rrjetit social, Facebook, zyrtarët e kësaj kompanie kanë thënë se nuk do të tërhiqen nga projekti i tyre për “Libra”-n.

Këtë projekt po e mbështesin 21 kompani të ndryshme, të cilat janë pjesë e Asociacionit Libra, ndonëse në fillim në të ishin 28 kompani. Ato u takuan për herë të parë të hënën në Gjenevë të Zvicrës.

Një zëdhënës i këtij asociacioni tha se beson që kjo kriptovalutë është në rrugë të mirë për të hyrë në tregun financiar vitin e ardhshëm. Megjithatë, ai tha se një gjë e tillë do të ndodhë vetëm nëse sigurohet miratimi i rregullatorëve financiarë.

Njoftimi për vazhdimin e këtij projekti erdhi pas një paralajmërimi të hapur të vendeve të G7-s se kriptovaluta “Libra” paraqet rrezik për rendin financiar botëror dhe mund ta pengojë funksionimin e tij.

Ndryshe, gjigantët e pagesave, Visa, Mastercard, eBay, PayPal, Stripe dhe Mercado Pago u tërhoqën nga ky projekt javën e kaluar, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Auto/Tech

Të gjitha modalet që do të prezantohen në shkurt nga Volkswagen

Auto/Tech

U hoq nga qarkullimi në Gjermani, por në Kosovë kjo BMW po shitet me çmim marramendës

Auto/Tech

Sony lanson logon zyrtare të PlayStation 5

Auto/Tech

Apple planifikon iPhone me një dizajn krejtësisht të ri