Sport

‘El Clasico’ në Bernabeu? Vjen reagimi i Real Madridit

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Takimi mes Barcelonës dhe Real Madrid më 26 tetor mund të zhvendoset nga ‘Camp Nou’ në ‘Bernabeu’, me La Liga-n që ka frikë se protestat e planifikuara për pavarësinë e Katalonjës do të ndikojnë në ndeshjen.

‘Goal’ konfirmon që autoritetet përgjegjëse të repartit të lartë të Spanjës kanë folur me të dy klubet dhe kanë bërë një kërkesë zyrtare që ndeshja të zhvendoset, që do të thotë që Reali do të priste takimin e parë midis dy skuadrave këtë sezon.

Një kërkesë të tillë e ka refuzuar Real Madrid.

‘Los Blancos’ sipas medieve në Spanjë nuk do të pranojë zhvendosjen e ndeshjes me Barcelonën në ‘Santiago Bernabeu’, me arsyen se kjo do të ndryshonte konkurrencën dhe do të dëmtonte klubet e treta.

Ajo që Real Madrid nuk përjashton, duke e kuptuar situatën e rëndë në Kataloni, është që ndeshja të shtyhet për një datë tjetër, por me kusht që ajo të luhet me patjetër në ‘Camp Nou’.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv