Sport

EKSKLUZIVE: Djali i Emin Bajramit merr ftesë nga skuadra e njohur kroate

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Njëri nga lojtarët më premtues në vendin tonë, super talenti Alket Bajrami është ftuar nga skuadra e Lokomotivës së Zagrebit, shkruan BlicMedia.

Alketi sot ka pranuar ftesën zyrtare nga klubi i Zagrebit, ku thuhet se nga 15 janari të jetë në klub për të qëndruar një muaj.

Lajmin ekskluziv për BlicMedia e ka konfirmuar babai i Alketit, ish futbollisti dhe trajneri i njohur Emin Bajrami.

Bajrami fillimisht ka falenderuar kordinatorët e kampit ish-futbollistn e njohur legjendën – Ardian Kozniku, Gëzim Dakën si dhe stafin organizativ.

“Falenderoj kordinatorin e kampit legjendën Ardian Koznikun, Gëzim Daken dhe stafin organizativ”, ka thënë fillimisht trajneri.

Trajneri i njohur më tej ka folur edhe për kampin e skuadrës së Lokomotives i cili është mbajtur para disa ditëve në qytetin e Gjakovës.

“Qysh ditën e parë e kam parë që është një ndër kampet më serioze që kanë qenë në Kosovë. Sepse organizimi ka qenë shumë i mirë si dhe qasja ka qenë shumë serioze ku janë mbajtur 10 seanca. Është punu 2 herë në ditë, kjo nuk ka ndodh në asnjë kamp tjetër”, ka thënë Bajrami.

“Kjo përzgjedhje është një motiv shtes për Alketin dhe një sinjal që duhet të ju përvishet punës edhe më shumë për të arrit qëllim dhe ëndrrën që ka”, ka deklaruar trajneri Emin Bajrami për BlicMedia.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv