Sport

Challandes tregon se si ishte viti 2019 për Kombëtaren e Kosovës

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Seleksionuesi i Kosovës, Bernard Challandes, po e mbyll një vit thuajse të ëndrrave. Ai pranon se ka ëndërruar, por nuk ka besuar se do të ketë rezultatet që përfaqësuesja e udhëhequr nga ai arriti gjatë vitit 2019 në eliminatoret për “Euro 2020”.

Në një intervistë për gazetën, Challandes të mërkurën ka thënë se është i kënaqur edhe me zhvillimin e ekipit në përgjithësi. Kosova i përfundoi eliminatoret për evropianin e vitit të ardhshëm në pozitën e tretë në Grupin A me 11 pikë, duke mbetur pas Anglisë dhe Çekisë, që u kualifikuan në këtë ngjarje, shkruan sot Koha Ditore.

Kosova la pas vetes Bullgarinë dhe Malin e Zi. Po ashtu, para kësaj fushate eliminatore, Kosova triumfoi në grupin e saj në Ligën D të Kombeve, për çka ka edhe një mundësi tjetër kualifikimi.

Në muajin mars të vitit të ardhshëm, Kosova do të luajë në plejofin e Ligës së Kombeve dhe në gjysmëfinale do të përballet me Maqedoninë e Veriut. Fituesi i Ligës D kualifikohet në Evropian.

“Jam i kënaqur me atë që kemi treguar këtë vit, sidomos në eliminatoret e evropianit. Nëse krahasojmë Ligën e Kombeve me eliminatoret e ‘Euro 2020’, lirisht mund të them se kemi përparuar shumë si ekip dhe në përgjithësi kemi pasur paraqitje të mira”, është shprehur Challandes.

“Liga e Kombeve ishte një fushatë e mirë, të cilën edhe e fituam, por me kundërshtarë si Malta, Azerbajxhani e Ishujt Faroe. Ndërsa, në eliminatoret e evropianit kishim përballë kundërshtarë të fortë dhe kemi treguar paraqitje të mira”.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv