Sport

E bujshme, edhe ish-kampioni evropian e kërkon Muriqin

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Vedat Muriqi ishte një nga lojtarët kryesorë të Kosovës, në dy ndeshjet e fundit kundër Çekisë dhe Anglisë.

Sulmuesi kosovar ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha evropiane, teksa në ndeshjen që Kosova zhvilloi me Anglinë, kishte skautë nga Tottenhami në stadium për të ndjekur pikërisht Muriqin.

“Spursat” janë në kërkim të një sulmuesi dhe 25-vjeçari duket si profili ideal për atë pozicion.

Megjithatë, londinezët nuk janë skuadra e vetme që ka shfaqur interes për sulmuesin, pasi një tjetër skuadër angleze e pëlqen lojtarin.

Sipas asaj që shkruan “Hurriyet”, Muriqi ndiqet edhe nga Manchester United, të cilët do të dërgojnë skautë për të ndjekur nga afër futbollistin, në ndeshjen që Fenerbahce do të luajë kundër Analyasporit ditën e hënë.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv