Show Bizz

Duka i Cambridge, përpiqet që fëmijët e tij të dinë sa më shumë për të pastrehët dhe varfërinë

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Duka i Cambridge, princi William, ka treguar se përpiqet t’i mësojë fëmijët e tij për çështjet për të cilat është shqetësuar edhe nëna e tij e ndjerë, Diana, princesha e Walesit.

Gjatë pjesëmarrjes në një emision televiziv britanik, mes këtyre çështjeve i ka përmendur problemet me të cilat përballen të pastrehët.

William ka thënë se ai dhe bashkëshortja e tij, Kate Middleton, përpiqen që princi George, princesha Charlotte dhe princi Louis, të dinë sa më shumë lidhur me të pastrehët dhe varfërinë, gjë të cilat i konsiderojnë probleme të mëdha të ditëve të sotme.

Në një vizitë që i ka bërë organizatës humanitare, The Passage, e cila i ndihmon të pastrehët, princi është përpjekur ta ngrejë vetëdijesimin për t’i ndihmuar të varfrit.

Kur është pyetur se ai edukon fëmijët e tij për problemet e këtilla, William ka pohuar se kur e sheh dikë duke fjetur në rrugë, u flet fëmijëve të tij pikërisht për këta njerëz.
“Më duhet të them se George, Charlotte dhe Louis janë shumë të interesuar për këtë problem. Shpesh, njësoj si edhe fëmijët tjerë, pyesin se pse ata njerëz nuk mund të shkojnë në shtëpi”, ka treguar princi. /T/

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Show Bizz

Lansimi i albumit\ Noizy përgatit një surprizë të madhe, ka një kërkesë për fansat

Show Bizz

“Kam gabuar si dreqi, boll durova”, Kiara vazhdon të shpërfaqë sjellje të çuditshme në BBVA

Show Bizz

Dy të famshmet krishtere shqiptare që po agjërojnë Ramazanin: Më fal qetësi dhe kënaqësi shpirtërore

Show Bizz

Sot njëri prej personazheve më të dashur për shqiptarët, a e njihni vogëlushin në foto