Show Bizz

Daniel Craig dhe Jason Statham “zbarkojnë” në Kosovë

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Jason Statham dhe Daniel Craig janë dy prej aktorëve më të pëlqyer në mbarë botën.

Me gjithë agjendën e tyre të ngjeshur dhe famën që bartin mbi supe, është e vështirë që dikujt mund t’i ketë ndodhur që të kenë ndeshur në “takimin rasësor” me ta në rrugë, në ndonjë event apo edhe t’i kenë parë në ndonjë reklamë televizive.

Por edhe nëse kanë menduar se mund t’i kenë parë, nuk duhet çuditur sepse ka të ngjarë që të kenë qenë shumë gabim – kjo pasi jo të paktë janë personat që kanë ngjashmëri me dy yjet e famshëm hollivudianë.

Një “doppelgänger” (që rrjedh nga gjermanishtja dhe e përkthyer fjalë për fjalë “double-goer”) është një vështrim jo-biologjikisht i ngjashëm ose i dyfishtë i një personi të gjallë, ndonjëherë i portretizuar si fantazëm ose fenomen paranormal dhe që zakonisht shihet si paranojë e fatit të keq.

Në kohët moderne, termi binjak i huaj përdoret herë pas here. Fjala “doppelgänger” përdoret shpesh në një kuptim më të përgjithshëm dhe neutral, dhe në zhargon, për të përshkruar çdo person që i ngjan fizikisht një personi tjetër.

E pikërisht një shqiptar nga Prizreni, i quajtur Besnik Tafallari ka fatin që të jetë “doppelgänger (kopja)” e aktorit të famshëm botëror, Jason Statham.

Njashtu dhe miku i tij, Max Fraisl, është kopja e aktorit tjetër të njohur, Daniel Craig.

Këtë javë, dyshja në fjalë vizituan Kosovën, teksa në një intervistë për Telegrafin, kanë rrëfyer se si erdhi deri te njohja mes tyre, dhe interesimi i disa kompanive të huaja për realizimin e reklamave për ta – e krejt kjo për shkak të ngjashmërisë së madhe që ata kanë me aktorët.

“Është kënaqësi me i përngja aktorit nga Anglia, Jason Statham, si i vetmi shqiptar që kam ngjashmëri me të. Kam ndjekur disa pika për të arritur në këtë dukje përfundimtare. Kam bërë trajnime por edhe jam dobësuar, kam pasur diku rrreth 98 kilogramë, tani jam më pak. Kemi bërë disa trajnime funksionale dhe sport luftarake. Unë ende s’kam hyrë në kontakt me Stathatm, por e di që ka marrë vesh për mua, që një shqiptar është kopja e tij”, ka thënë Besnik Tafallari për Telegrafin.

Edhe miku i tij gjerman, Max, thotë se e ka për privilegj t’i përngjajë kaq shumë aktorit të madh Daniel Craig, teksa shton se vizita në Kosovë ishte diçka e veçantë dhe u ndje shumë i mirëpritur këtu.

“Normalisht që është kënaqësi të dukesh si Daniel Craig, këtë unë e kam nga natyra, por prapëseprapë jam vetja. Kam pasur rastin që të kontaktoj me aktorin kur kam qenë në Londër, por ende s’kam pasur mundësinë ta takoj live. Kosova është një vend shumë i bukur dhe njerëzit janë shumë mikpritës, edhe prapë kur vij në Kosovë, mendoj se në të ardhmen do të xhiroj një pjesë të filmit tim këtu”, ka thënë Max Fraisl për Telegrafin.

Kopjet e Jason Statham dhe Daniel Craig vizitojnë Kosovën

'Jason Stathami shqiptar' 😉 dhe 'Daniel Craigu gjerman' vizitojnë Kosovën, për xhirimet e filmit të ri 👌Yjet e mëdha zakonisht i shfrytëzojnë dublerët e tyre për skenat e rrezikshme 👀Dy protagonistë që u ngjajnë yjeve hollivudiane, tregojnë si është 🤔 t'u ngjash aktorëve të famshëm 👇

Posted by Telegrafi Magazina on Friday, October 4, 2019

Me një vështrim nga kalaja e Prizrenit, Tafallari e përmbyll bisedën, duke thënë se edhe pse jeton dhe vepron në Gjermani, ndjen mall për vendlindjen, ndaj u bënë thirrje të gjithëve që të mos e harrojnë asnjëherë origjinën e tyre.

“Për mua është kënaqësi që për çdo verë të jem këtu, në vendin tim në Prizren, në vendin ku më kanë lindur nëna dhe babai se flamurin me dy krehna e kam në zemër. Mos e harroni vendin ku keni lindur, se gjuha jonë siç thotë Naim Frashëri, është më e mirë, më e bukur, më e ëmbël”, ka përfunduar Besnik Tafallari.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Show Bizz

Lansimi i albumit\ Noizy përgatit një surprizë të madhe, ka një kërkesë për fansat

Show Bizz

“Kam gabuar si dreqi, boll durova”, Kiara vazhdon të shpërfaqë sjellje të çuditshme në BBVA

Show Bizz

Dy të famshmet krishtere shqiptare që po agjërojnë Ramazanin: Më fal qetësi dhe kënaqësi shpirtërore

Show Bizz

Sot njëri prej personazheve më të dashur për shqiptarët, a e njihni vogëlushin në foto