Sport

Dallku zbulon se çka po i mungon Prishtinës

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Prishtina ka arritur t’i ndalë tri pikë në kryeqytet nga përballja me Trepçën ’89.

Skuadra e drejtuar nga Armend Dallku ka shënuar fitore minimale, por shumë të vlefshme në luftën për titull të kampionit 1-0.

Trajneri Dallku u shpreh i kënaqur me lojën e skuadrës së tij.

“”Patën edhe disa raste për golin e dytë. Ekipi po prodhon lojë dhe po krijon raste”, ka thënë Dallku për SuperSport Kosova, përcjell Zëri.info.

“Po na mungon finalizimi dhe shpresoj se do të vazhdojmë me fitore. Jam i kënaqur me repartin e mbrojtjes edhe pse po bëjmë disa improvizime”, theksoi Dallku.

Pjesa e parë ishte më e zbehtë nga dyja skuadrat që nuk arritën të krijonin ndonjë rast shumë të rrezikshëm.

Por 10 minuta pas fillimit të pjesës së dytë, Prishtina gjeti golin e epërsisë.

Endrit Krasniqi asistoi bukur te Ahmed Januzi, i cili shënoi me lehtësi për 1-0.

Deri në fund të ndeshjes, si vendasit ashtu edhe mysafirët kishin disa raste shënimi, por rezultati mbeti i pandryshuar 1-0 në të mirë të vendasve.

Kjo fitore e mban Prishtinën në pozitën e katërt në tabelë me 30 pikë të tubuara, por tani vetëm katër më pak se lideri Ballkani.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv