Skuadra FC prishtina 01, ka arritur fitore në përballje me BB Llapin me rezultat 5-2.
Ndeshja u dominua nga fillimi deri në fund nga FC Prishtina 01, kur pjesa e par u mbyll 2-0.
Deri në fund trajnerët provuan disa skema dhe lojtarë, ndërsa përballja u mbyll 5-2.
FC Prishtina 01, sot krijoi raste të shumta dhe aksione atraktive, ku me pak koncentrim rezultati ka mundur të jetë më i lartë.
Me këtë fitore skuadra nga kryeqyteti ka arritur në kuotën e 16 pikëve dhe ndodhet në pjesën e epërme të renditjes.