Sport

Challandes u tall në pyetjen për Sterling, trajneri i Anglisë ka një kundër-përgjigje briliante

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes ka mbajtur sot një konferencë për media përpara ndeshjes historike ndaj kombëtares angleze.

Challandes ndër të tjerash është pyetur edhe për formën që po kalon ylli anglez, Raheem Sterling dhe për mënyrën se si do ta ndalë mbrojtja ‘Dardane’ lojtarin e Manchester Cityt, shkruan Reporteri.net

Trajneri zviceran ka thënë se e vetmja mënyrë për ta ndalur Sterling është që t’ia thyejnë këmbën, një gjë që nuk e bëjnë futbollistët e tij.

“Për ne nuk është një lajm i mirë qe Sterling luan. Ai është njëri prej më të mirëve në botë në pozitën e tij. E kam parë edhe Rashford, nuk është i keq, as Abraham nuk ka luajtur keq. Anglia ka shumë lojtarë të mirë, luan apo jo Sterling. Ne duhet ta bëjmë një lojë të madhe ndaj anglezëve”, ka thënë zvicerani.

E për këtë deklaratë është kundërpërgjigjur edhe trajneri i ‘Tre Luanëve’, Gareth Southgate i cili ka shprehur mirëkuptim për frikën që ka trajneri i Kosovës për Sterlingun.

“Paraqitjet e Sterling kanë qenë të mrekullueshme. Kemi shumë lojtarë të mirë në sulm, kjo është e mira e këtij ekipi. Është e vështirë për kundërshtarët që të mbrohen sepse kemi shumë futbollistë në sulm që shënojnë gola të bukur dhe kundërshtarët nuk dinë se kë të ruajnë”, ka thënë Southgate.

Kujtojmë që ndeshja luhet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë dhe fillon nga ora 18:00.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv