Sport

The Guardian: ‘Britanikët ishin heronjtë tanë’ – pse kosovarët e duan ekipin e Anglisë

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Në prag të ndeshjes ndërmjet Kosovës dhe Anglisë, e fundit në fazën kualifikuese për ‘Euro 2020’, vendi ynë është kryetemë në mediat britanike. The Guardian është mediumi i radhës që flet për mikpritjen e madhe që kanë organizuar qytetarët tanë për ta pritur ekipin anglez.

Artikulli nis me një përshkrim të kryeqytetit dhe dëshirën e fëmijëve për të luajtur futboll, ndërkohë që ndërlidhet me dy dekada më parë kur ushtarët britanikë, si pjesë e forcave të NATO-s, hynë në Prishtinë pas çlirimit të Kosovës.

Nuk mungojnë edhe intervistat me banorët lokalë, ndërsa njëri prej tyre është Atdhe Muharremi, i cili ka kujtuar kthimin e tij në Prishtinë (në vitin 1999), pasi kishte qëndruar për tre muaj si refugjat në Maqedoni, ndërsa kthimin e tij e ka përshkruar me fjalët: Një fillim i ri… koha për të ndërtuar sërish një jetë të re dhe një shoqëri të re”.

“Ushtarët britanikë të KFOR-it patrullonin dhe nganjëherë përfshiheshin në lojë, ne ua pasonim topin. Ata ndaleshin, bisedonin me ne, përfshiheshin. Ishte një formë sjelljeje, një lidhje përmes lojës, nuk duhej ta flisnim të njëjtën gjuhë”.

“Ne i shihnim si heronj tanë. Ishin shumë të mirë, shumë të dashur me ne. Ishte një dashuri e dyanshme pa fjalë, energjia që ndjenim. Mund ta ndienim këtë dashuri”, ka treguar ai, teksa artikulli vazhdon me fjalët se kjo shpjegon mikpritjen e jashtëzakonshme të Anglisë dhe dashamirësinë që kanë shprehur tifozët e Kosovës ndaj ekipit që do ta kenë kundërshtar në fushë.

Roli i Mbretërisë së bashkuar si pjesë e koalicionit që i dha fund dhunës brutale, spastrimit etnik dhe gjenocidit serb, nuk është harruar kurrë në Kosovës. Prandaj, ka rrugë të emërtuara sipas Tony Blair e Robin Cook, dhe pse shumë fëmijë janë pagëzuar Tonibler. Dhe kjo është arsyeja pse qendra e Prishtinës është në atmosferë festime me mbishkrime dhe posterë falënderimi dhe mikpritjeje për skuadrën dhe tifozët anglezë.

Askush nuk mund të kalojë nëpër qendër të Prishtinës e të mos i vërejë mbishkrimit: “Mirë se vini dhe respekt”, si edhe flamujt e përbashkët të Anglisë dhe të Kosovës – shkruan The Guardian, transmeton Telegrafi.

Blodin Gagica, pronar i një restoranti në Prishtinë, shpjegon mikpritjen që po iu bëhet anglezëve: “Nuk e kemi bërë për vëmendje. E kemi bërë që t’ju themi faleminderit për të gjitha. Asnjëherë nuk kemi pritur se do të na jepej mundësia që ta bënim në këtë mënyrë, para se të luanim futboll ndaj Anglisë”.

Tash, falë edhe ndihmës së britanikëve, vajzat dhe djemtë në Kosovë, mund t’i jetësojnë ëndrrat e tyre.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv