Sport

Challandes sjell risi në sulmin e Kosovës ndaj Malit të Zi

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Bernard Challandes e ka nis procesin e shpërndarjes së ftesave për futbollistë në prag të dy ndeshjeve të tetorit.

Fillimisht Kosova më 10 tetor do ta zhvillojë në Prishtinë një miqësore me Gjibraltarin, kurse katër ditë më vonë do ta zhvillojë ndeshjen shumë të rëndësishme ndaj Malit të Zi, në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2020”.

Për këto dy ndeshje përzgjedhësi Challandes po përgatit risi në fazën e sulmit, duke e ftuar sulmuesin e Lokomotivës së Zagrebit, Lirim Kastratin.

20-vjeçari po luan me sukses në Kroaci, ku i ka shënuar 5 gola dhe 3 asistime në dhjetë paraqitje të këtij sezoni. Së fundmi Kastrati ishte ftuar në ekipin U-21 të Kosovës në ndeshjen ndaj Anglisë.

Risi tjetër pritet të jetë Donis Avdijaj, i cili me shumë gjasë do t’i kthehet Kosovës pas nëntë muajve.

Avdijaj po luan me sukses në Turqi për Trabsonsporin, për të cilin e ka shënuar një gol dhe një asistim në pesë paraqitje, në të cilat ka bërë lojë të bukur.

Avdijaj kishte mbetur jashtë ekipit kombëtar nga nëntori i vitit 2018.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv