Sport

Challandes: Ndonëse fituam, nuk jam i kënaqur me këtë gjë

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Përfaqësuesja e Kosovës ka shënuar fitore shumë të rëndësishme ndaj Malit të Zi me rezultatin 2:0 në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

Kosova punën e kreu qysh në pjesën e parë duke i shënuar që të dy golat.

Golashënues në këtë takim ishin Vedat Muriqi (35’) dhe Amir Rrahmani (10’).Pas ndeshjes ka folur trajneri i Kosovës, Bernard Challandes i cili shprehet i kënaqur me lojën e skuadrës së tij.

“Skuadra ka luajtur lojë shumë të mirë, kishim shumë raste, nuk kemi pësuar, ndoshta është dashur të shënonim më herët. E kemi mbajtur topin, kemi krijuar raste, vetëm përfundimi i aksioneve nuk ka qenë më së miri”, e mbylli deklaratën e tij Challandes për Supersport Kosova.

Me këtë fitore, Kosova ka 11 pikë në pozitën e tretë, një pikë më pak se Çekia që është e dyta.E pikërisht me Çekin, Kosova do të luaj në muajin nëntor.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv