Sport

Challandes mesazh të fortë lojtarëve: Nëse e bëni këtë gjë ndaj Gjibraltarit do të keni telashe me mua

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Bernard Challandes ka kërkuar nga lojtarët e tij që ta marrin shumë seriozisht ndeshjen me Gjibraltarin

Kosova do të luajë nesër miqësoren me Gjibraltarin dhe Bernard Challandes ka kërkuar nga lojtarët që të marrin seriozisht këtë përballje, pavarësisht se kundërshtari është modest.

“E përsëris kjo ndeshje me Gjibraltarin është e rëndësishme. Është përgatitje për ndeshjen me Malin e Zi. Unë dua të shoh një skuadër që luan futboll të mirë, që luan me agresivitet,” ka thënë Challandes.

Zvicerani tutje ka thënë se nëse një lojtar nuk e merr për seriozisht takimin me Gjibraltarin do të ketë probleme me të.

“Nuk është miqësore, është përgatitje për Malin e Zi, unë e respektoj Malin e Zi. Lojtarët duhet të jetë të fokusuar për këtë takim[me Gjibraltarin] dhe ta marrin seriozisht. Nëse një lojtar nuk e jep maksimumin në këtë ndeshje, atëherë ai do të ketë probleme me mua,”.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv