Sport

Challandes me përgjigje epike kur pyetet për ardhjet e reja te Kosova

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Përfaqësuesja e Kosovës është vetëm dy fitore larg që ta sigurojë biletën për kualifikim në Kampionatin Evropian “Euro 2020”.

Djelmoshat e Bernard Challandes do të përballen më 26 mars në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve me Maqedoninë e Veriut, dhe në rast të fitores, kualifikohen në finale.

Në finale, Kosova do ta priste fituesin e duelit Bjellorusi – Gjeorgji, ndërkaq shpresat janë më të mëdha.

Kohëve të fundit kanë qenë të përmendur shumë emra të rinjë për ta përfaqësuar Kosovën.

Në lidhje me këtë, trajneri Challandes kur u pyet për ardhjet e mundshme, derisa ai për gazetën “Zëri” u përgjigj:

“A nuk është kjo skuadër momentale e mirë? (qesh). Ne jemi të mirë për momentin, gjejeni ju një që është më i mirë dhe unë e marr menjëherë”.

Ndryshe, emrat si Leon Dajaku, Meritan Shabani dhe Andi Zeqiri kanë qenë subjekt i zërave për afrimet e tyre te Kosova.

 

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv