Sport

Challandes flet për kryeministrin e ri – kjo është kërkesa interesante e tij

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes është duke mbajtur konferencën për shtyp para dy ndeshjeve të ardhshme.

Në këtë konferencë ai është duke folur pë gjendjen e skuadrës para dy ndeshjeve që Kosova do t’i zhvillojë në ditët e ardshme.Challandes është përballur me një pyetje interesante nga gazetarët e pranishëm, duke e pyetur se a do të ftojë kryeministrin e ri të Kosovës.

“Unë nuk mund të ftojë, është problem i FFK-së. Ne kemi punuar me ekipin dhe kemi menduar. Unë mendojë se futbolli i përket vendit dhe shpresojë se do të kemi një kryeministër të interesuar për futboll dhe pse jo të na jap një premi të mirë nëse kualifikohemi”, ka thënë Challandes.

Vend ynë dje ka mbajtur votuar për qeverinë e re dhe nga rezultatet preeliminare, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar me kandidatin e saj për kryeministër, Albin Kurti.Kosova të hënën e 14 tetorit do ta zhvillojë njërën nga ndeshjet më të rëndësishme në eliminatoret për Kampionatin Evropian, ku në stadiumin “Fadil Vokrri” ndeshet me Malin e Zi, ndërsa me 10 tetor do ta zhvillojë një miqësore me Gjibraltarin, po ashtu në Prishtinë.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv