Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes është duke mbajtur konferencën për shtyp para dy ndeshjeve të ardhshme.
Challandes është shprehur shumë i lumtur për rikthimin e Milot Rashicës dhe se ai do të jetë shumë i rëndësishëm për ndeshjen me Malin e Zi.
“Rashica është shumë i rëndësishme për ne dhe jam shumë i lumtur që ai ka luajtur një ndeshje të mirë, luajti 90 minuta dhe kjo është mirë për të pasi edhe shënoi gol në minutën e fundit. Halimi është mungesë e madhe për shkak të kartonëve të verdhë dhe në këtë pjesë duhet të gjejë një zgjidhje. Rashica do të jetë shumë i rëndësishëm në veçanti për këtë ndeshje”, ka deklaruar Challandes.
Kosova të hënën e 14 tetorit do ta zhvillojë njërën nga ndeshjet më të rëndësishme në eliminatoret për Kampionatin Evropian, ku në stadiumin “Fadil Vokrri” ndeshet me Malin e Zi, ndërsa me 10 tetor do ta zhvillojë një miqësore me Gjibraltarin, po ashtu në Prishtinë.