Sport

Çfarë i tha Arteta Granit Xhakës që e bindi të qëndroj në Arsenal

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Mesfushori i Arsenalit dhe kapiten për pak kohë, Granit Xhaka dukej afër transferimit tek Hertha Berlin në janar pas prishjes totale të marrëdhënieve me tifozët e Arsenalit në fund të vitit të kaluar. Që prej ardhjes së Mikel Arteta ai ka startuar çdo lojë përveç humbjes kundër Chelsea, transmeton Gazeta Metro.

Granit Xhaka është kthyer në formacionin e parë të Arsenal dhe po rri roje para mbrojtjes së Topçinjve bashkë me Lucas Torreira.

Tani Arteta ka shpjeguar se si ka bindur Xhakën të qëndroj. Ai ishte ulur me të dhe i kishte bërë me dije se klubi do të ofronte të gjithë mbështetjen nëse vendoste të mbetet në Londër dhe i kishte premtuar se ai do të fillonte që të kënaqej me lojën përsëri.

“Porosia e parë për të ishte që unë doja të kuptoja se si ndihet, përse ndihet ashtu. Doja që ai të dëgjonte mendimin tim për të nga unë, dhe se unë isha i gatshëm që të shtyja klubin ta mbështeste po ashtu, sepse unë mendoja se ai mund të jetë, shumë, shumë lojtar i mirës për ne dhe se ai do të mund të kënaqej duke luajtur futboll përsëri në këtë klub”.

“Unë u mundova që ta bind ashtu. Ai ka menduar për këtë, kishte një reagim pozitiv pastaj, dhe unë mendoj se ai ka ndryshuar mendim”.

Atmosfera ka ndërruar për të mirë Emirates Stadium javëve të fundit dhe Mikel Arteta shpreson se ky trend të vazhdoj.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv