
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll dhe skuadra e Zurichit kanë marrë një lajm të mirë në ditët e para të vitit 2020, Hekuran Kryeziu është rikthyer nga lëndimi, transmeton Gazeta Metro.
Hekuran Kryeziu ka qëndruar jashtë fushave të lojës për tetë muaj, teksa tani është rikthyer në stërvitje me pjesën tjetër të ekipit.
(Hekuran Kryeziu në stërvitje te FC Zurichu).
E rikthimi i Kryeziut është konfirmuar edhe nga bashkëlojtari i tij, Benjamin Kololli, me këtë të fundit që ka publikuar një foto në ‘Instagram’.
“Po rikthehet zemra e Kosovës” – ka shkruar Kololli, teksa Hekruan Kryeziu shihet duke stërvitur./gazetametro.net