Sport

Bekim Iaufi befason me deklaraten e tij, pas fitores ndaj Dukagjinit

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Ferizaj ka triumfuar minimalisht përballë Dukagjinit në udhëtim (0-1), por trajneri i kësaj skuadre Bekim Isufi po beson se ekipi tij fitoi me fat në këtë ndeshje, raporton Gazetasheshi.com.

“Patëm jo pak fat, por shumë fat. Ne nuk ekzistuam fare në pjesën e parë, derisa kundërshtari mbizotëroi dhe pati shumë raste për shënim dhe është e rrallë të mos shënosh nga aq shumë raste. Në pjesën e dytë e pamë që kundërshtari veçse është futur në presion dhe filluam ta kërkonim edhe golin derisa edhe realizuam. Por, e theksoj edhe njëherë na duhet shumë punë. Kampionati këtë edicion është shumë i fortë, ndërsa ne jemi shumë larg skuadrave të tjera, kjo u vërejt edhe në takimin e sotëm, derisa Dukagjini i cili ka vetëm një pikë ishte më i mirë se ne”, deklaroi pas ndeshjes Isufi për “Super Sport Kosova”.

Më tej tekniku gjilanas analizoi ndeshjet e ekipit të tij, ndërkohë që bëri një paralele interesante ndërmjet ndeshjes së fituar ndaj Dritës dhe asaj ndaj Dukagjinit.

“Sot fituam një ndeshje në të cilën nuk luajtëm mirë, ndërkohë në dy ndeshjet e kaluara kur luajtëm mirë ne e pësuam. Kështu e ka futbolli. Fituam në një ndeshje ku Dukagjini na krijoi shumë më shumë raste, ndoshta se edhe Drita në ndeshjen e parë ku fituam si mysafir”, përfundoi Isufi.

Tani ekipi i Bekim Isufit me gjashtë pikë pozicionohet në mesin e tabelës.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv