Sport

Ardian Llumnica: Gjyqtarët tanë nuk kanë nevojë për përcjellje të njësisë speciale të policisë së Kosovës

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Meriton Berisha, gjyqtarë asistent, u sulmua pas përfundimit të ndeshjes Gjilani – Llapi.

Sipas informacioneve të fundit FFK tashmë ka arritur marrëveshje me Policinë e Kosovës që të dërgoj pjesëtarë të Njësisë Speciale në secilën ndeshje të Superligës për ta bërë sigurinë e gjyqtarëve dhe personave zyrtarë të ndeshjes.

Për këtë vendim të fundit në një prononcim për BlicMedia ka folur analisti i futbollit, Ardian Llumnica.

“Rasti në Gjilan nuk duhet të jetë preteks që ka nevojë për këto masa të sigurisë, sepse fundja është evidentu nga kush është sulmu gjyqtari”, ka thënë fillimiaht Llumnica.

“Futbolli i Kosovës ka ngritje në të gjitha aspektet dhe ka kohë që çdo gjë po shkon mirë e sidomos edhe në aspektin e sigurisë”.

“Ekspozimi i njësive elitare në mbrojtje të gjyqtarëve nuk është imazh i mirë për futbollin, madje ata në arenën ndërkombëtare nuk rrinë të ekspozushëm sidomos brenda fushës së lojës përkundër që janë prezent për intervenime eventuale”, ka thënë më tej Llumnica.

“E rëndësishme është që të respektohet rregullorja qè përcakton se cilët persona janë të autorizuar me qèndru në teren apo aty ku mund të ketë “kontakt” fizik me gjyqtarët”.

“Ka kohë, apo nuk mbajm mend që gjyqtaret të jenë sulmuar nga tifozët dhe Presionet në gjyqtar vinë pikërisht nga personat “zyrtar” të klubeve, që shpesh herë edhe kryetarëve të tifozëve iu del rend me hy në fushë e në dhomat e zhveshjes”, ka deklaruar trajneri dhe analisti i futbollit, Ardian Llumnica për BlicMedia.net.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv