Lajme

Milionat në bankë, Rita Ora dhe Dua Lipa në listën e artistëve më të pasur në Britani

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Kjo është pasuria milionëshe e artisteve shqiptare!

Këngëtari 28-vjeçar, Ed Sheeran po kryeson listën e magazinës britanike “Heat”, përfshirë muzikantë, aktorë dhe modelë, shkruan Mirror.

Ed Sheeran ka kapur titullin e famshëm si më i pasuri në Britani nën moshën 30 vjeç, pasi Adele tashmë është 31 vjeçe dhe nuk u kualifikua më në listë.

Muzikanti 28-vjeçar kryesoi listën vjetore të përpiluar nga revista Heat me një pasuri prej 170 milionë funte – pothuajse dy herë më shumë se vlera e tij për vitin 2018.

Lista e yjeve të rinj më të pasur të vendit përbëhet nga muzikantë të njohur, yje të filmave, modele dhe personalitete TV.

Në vendin e dytë për vitin 2019 është aktori 30-vjeçar Daniel Radcliffe me një pasuri prej 90 milionë funte, ku shumica e fitimeve është e përbërë nga Harry Potter.

Pesë të parët janë kompletuar nga 25 vjeçari Harry Styles me 64 milionë funte, aktorja 29 vjeçare Emma Watson me 57 milionë funte dhe irlandezi 26 vjeçar, Niall Horan me 54,8 milionë funte.

Vajzat e grupit “Little Mix” kanë një pasuri të kombinuar me 50 milionë funte.

Yjet e grupit “One Direction”, Louis Tomlinson radhitet në vendin e 7-të me 46 milionë funte, Liam Payne 44 milionë, dhe Zayn Malik me 38 milionë funte zënë vendin e tetë dhe në të dhjetin radhitet modelja Cara Delevigne me një pasuri prej 39.5 milionë funte.

Kësaj liste nuk i mungojnë as dy këngëtaret me prejardhje shqiptare, Rita Ora dhe Dua Lipa.

Këngëtarja e hitit “Anywhere”, Rita Ora radhitet në vendin e 13-të me një pasuri prej 17.8 milionë funte, ndërsa Dua Lipa radhitet e 15-ta me një pasuri prej 11.8 milionë funte.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat