Sport

Anulohet shitja e biletave për ndeshjen Çeki – Kosovë

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Federata e Futbollit të Çekisë ka njoftuar se ka anuluar shitjen e biletave në sistemin online.

Kjo ndodhë pikërisht për ndeshjen ndaj Kosovës, e cila cilësohet si e rrezikshmërisë së lartë sipas kreut të këtij institucioni Martin Malik.

Sipas njoftimeve paraprake, tifozët çek mund të pajiseshin me bileta qysh nga dita e sotme por gjithçka është anuluar për shkaqe sigurie, shkruan lajmi.net.

Tifozët vendor tanimë biletat mund t’i blenë vetëm pranë zyreve afër stadiumit, kurse tifozët e Kosovës përmes Federatës së Futbollit të Kosovës.

”Bazuar në hulumtime, ndeshja kundër Kosovës do të jetë e rrezikshmërisë shumë të lartë dhe siguria do të jetë çështja primare për neve”, deklaroi presidenti i FFÇ-së, Martin Malik.

Ai bëri thirrje që tifozët e Çekisë të distancohen nga tifozët e Kosovës.

“Dua t’i kërkojë të gjithë tifozëve tanë që të distancohen nga çdo kontakt me kosovarët, veçanërisht për çështje politike, diskutime verbale apo në distancë, koreografi, veshje etj. Besoj që gjëja e fundit që do të dëshironim është ndëshkimi nga UEFA për Kombëtaren tonë, që do të thoshte se mund të rrezikonim pjesëmarrjen në kampionatin evropian”, tha Malik.

Kujtojmë se ndeshja mes Çekisë dhe Kosovës zhvillohet më 14 nëntor, kurse kjo ndeshje mbetet ”jetë a vdekje” për të dyja skuadrat.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv