Sport

Antonio Toma tregon deri ku mund të shkojë Vushtrria

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Katër pikë në dy ndeshje, por kryetrajneri i FC Vushtrrisë thotë se nuk ka nevojë për të fluturuar. Antonio Toma, tekniku italian që mori drejtimin e ish-kampionëve të vendit është ndarë i kënaqur me futbollistët e tij, pavarësisht barazimit 2-2 në shtëpi me ekipin e Drenicës, shkruan Gazetasheshi.com.

“Nuk e kemi merituar të humbasim këtë ndeshje, megjithëse duhet ti japim kreditet ekipit të Drenicës i cili ishte i mirëorganizuar. Ne duhet të punojmë shumë dhe unë për këtë kam ardhur këtu. Kemi shumë futbollistë të ri dhe unë jam shumë i kënaqur me punën e tyre”, deklaroi Toma për “Super Sport Kosova”.

56 vjeçari nga Sicilia thotë se Vushtrria po i pëlqen shumë, teksa ka disa fjalë edhe për presidentin e klubit.

“Kemi marrë katër pikë në dy ndeshje. Nuk kemi nevojë për të fluturuar, por për të punuar shumë. Mua më pëlqen Vushtrria shumë, kemi një president si vullkan dhe me shumë siguri keni për të dëgjuar shumë për këtë skuadër”, përfundoi italiani.

Pavarësisht këtij barazimi, Vushtrria vazhdon të mbetet në pjesën e poshtme të klasifikimit.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv