Sport

A priten ardhje të reja te Kosova në nëntor, kjo është deklarata e fundit e ndihmësit të Challandesit

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll gjatë këtij muaji do ti zhvillojë dy ndeshjet “finale” në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2020”, raporton Zëri.info.

Kosova e viziton Republikën e Çekisë para se ta presë Anglinë në Prishtinë, në dy ndeshjet finale të Grupit A kualifikuese, të cilat do ta përcaktojnë fatin e Kosovës për pjesëmarrje apo jo në Evropian në tentimin e parë.

Gazeta Zëri e ka zhvilluar një bisedë me ndihmësin e Challandesit, Muharrem Sahiti rrethë mundësis së ardhjeve të reja ne skuadër

Ardhjet e reja

Tutje, Muharrem Sahiti ka thënë se për takimet e radhës që janë më të rëndëisishmet për Kosovën, nuk pritet që të bëhen shumë ndryshime.

“Nuk pritet që të bëhen shumë ndryshime për sfidat e radhës pasi që janë ndeshje shumë të rëndësishme dhe do të bazohemi në lojtarët që kanë luajtur deri më tash”, vlerësoi Muharrem Sahiti duke shtuar: “Për ardhjet e reja, nuk mund të flasim shumë lirshëm pasi duhet të kemi shumë kujdes me lojtarët dhe klubet e tyre”, potencoi Muharrem Sahiti.

“Shpresoj shumë në këtë ekip se edhe në takimet e nëntorit do të paraqitemi mirë në mënyrë që ti arrijmë objektivat që i kemi”, përfundoi Muharrem Sahiti.

Ndryshe, Kosova tani duhet të djersitet më shumë për të siguruar kualifikimin në Evropian përmes Grupit A dhe nëse nuk ndodh kjo, atëherë “Dardanët” do të kenë shansin përmes Ligës së Kombeve.

Kosova mund të zhvillojë dy takime në mars – gjysmëfinale dhe finale, fillimisht kundër Maqedonisë, nëse edhe kjo nuk kualifikohet përmes kualifikimeve të rregullta e më pas me fituesin e duelit Bjellorusia – Gjeorgjia.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv