Sport

Real Madrid e vëzhgon nga afër këtë futbollist në “Fadil Vokrri”

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Real Madridi raportohet se po përgatisin një ofertë marramendëse me Gareth Balen dhe 81 milionë euro për të siguruar shërbimet e yllit të Manchester Cityt, Raheem Sterling.

24-vjeçari ka qenë në formë të shkëlqyer me ardhjen e Pep Guardiolas në klub dhe po konsiderohet gjerësisht si një nga krahët më të mirë në botë.

Por “Sky Sports” raporton se përfaqësues të Madridit do të udhëtojnë për të shikuar Sterlingun teksa luan për Anglinë në ndeshjet kualifikuese të këtij muaji për Euro 2020, transmeton Koha.net.

Nëse ish-ylli i Liverpoolit ka paraqitje të mirë në dy ndeshjet kualifikuese – në shtëpi kundër Malit të Zi dhe në Prishtinë kundër Kosovës – Madridi raportohet se do të vendos për ‘detajet finale të një propozimi’ për Cityn.

Drejtori menaxhues i Madridit, Jose Angel Sanchez, është takuar me përfaqësuesit e Sterlingut këtë verë por që ka dështuar të sigurojë shërbimet e tij.

Sipas “Sky Sports”, presidenti i “Los Blancos”, Florentino Perez, po e synon këtë marrëveshje me Sterlingun për të përfituar nga vlera e tij momentale prej 173 milionë euro.

Megjithatë, Guardiola ka interesim të madh që të mbajë Sterlingun në Etihad dhe ka fare pak interesim që të marrë në skuadër Balen e Madridit, shkuarja e të cilit në Kinë dështoi këtë verë.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv