Sport

A ka shanse Kosova të kualifikohet? Ja çka thotë Rashica

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Milot Rashica është plot vetëbesim, rreth asaj se a mund të kualifikohet Kosova në Evropian.

Gjasta e Kosovës për kualifikim në Kampionatin Evropian janë vështirësuar, me humbjen e Anglisë kundër Çekisë.

Por, ylli i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, në konferencë për media në prag të ndeshjes pohoi se në kampin e Kosovës kanë besim të madh në kualifikim.

“Po normal, ne kemi besuar prej fillimit, kemi besim shumë të madh dhe besojmë se gjithçka është e mundshme”, deklaroi Rashica.

“Duhet të shkojmë ndeshjes pas ndeshjes për të mbërritur aty ku duam të gjithë”, theksoi ai.

“Besoj që deri tash kemi bërë rrugëtim të mirë dhe çdo lojtar ka përvojë jashëzakonisht të mirë. Edhe pse Anglia ka humbur – normal na ka vështirësuar punën – por pa marrë parasysh ne kemi pasur qëllimin që të hyjmë në çdo ndeshje për fitore”, shtoi ai.“Nesër kemi test të rëndësishëm, dhe shpresojmë të kalojmë të gjitha testet, ndeshje pas ndeshje”, theksoi ai.

Tutje, Rashica shpjegoi se çfarë do të ketë ndryshe nesër, nga takimi i zhvilluar në muajin qershor në Podgoricë.“Të gjithë e dimë se nuk do të jetë ndeshje e lehtë, u pa edhe në ndeshjen që kemi luajtur atje, por edhe në atë ndeshje kemi pasur shumë raste, por është dashur të shënojmë së paku edhe një herë më shumë”, shtoi ai.

“Këtu e kemi përkrahjen e krejt tifozëve, dhe nëse i përmbaheni planit dhe taktikave që kemi, kemi gjasa të dalim me tri pikë dhe do ta japim maksimumin për ta arritur”, përfundoi ai.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv