LajmeZgjedhjet

42 mijë persona nga diaspora aplikojnë për të votuar më 6 tetor

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Mbi 42 mijë aplikacione për të votuar nga diaspora në zgjedhjet e 6 tetorit, janë pranuar deri më tani në Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ). Kështu ka bërë të ditur Zëdhënësi Valmir Elezi

Elezi për Gazetën Metro ka thënë se deri tanë janë pranuar rreth 42 mijë aplikime, por që numri i saktë i votuesve në diasporë do të dihet pas vlerësimit të këtyre aplikacioneve.

“42 mijë aplikacione per të votuar janë pranuar në KQZ nga diaspora. Numri i saktë i votuesve në diasporë do të dihet pas vlerësimit të këtyre aplikacioneve. 42 mijë aplikantë përafërsisht janë 5 përqind e elektoratit aktiv kosovar”, ka thënë ai.

Elezi ka theksuar se ende nuk është përmbyllur shqyrtimi i tyre, ku tek atëherë do të dihet shifra e saktë e personave.

“Nuk është përmbyllur shqyrtimi i tyre. Tek pastaj e dijmë shifren e saktë se sa persona janeë regjistruar të suksesshem si votues jashtë Kosovës”, tha Elezi.

Ai ka përfunduar se në zgjedhjet e vitit 2017 janë pranuar rreth 20 mijë aplikime, janë aprovuar 15 mijë, ndërsa kanë votuar me postë rreth 5 mijë.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat