Sport

10 rekordet të cilat Liverpooli mund t’i thyejë këtë sezon në Premier Ligë

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Liverpooli është shumë afër që ta fitojë titullin e Premier Ligës për herë të parë pas 30 vitesh.

Skuadra e Jurgen Kloppit ka fituar 19 nga 20 ndeshjet që i ka zhvilluar dhe është 13 pikë para Leicesterit në tabelë e 14 pikë para Man Cityt.

Liverpooli mund të thyejë shumë rekorde këtë edicion, ndërkaq më poshtë e keni listën:

Starti më i mirë pas 21 ndeshjeve

Nëse Liverpooli e mposhtë Tottenhamin të shutnën ata do ta thyejnë rekordin e Cityt. Skuadra e Guardiolas gjatë vitit 2017/18 pas 21 ndeshjeve kishte arritur shifrën e 59 pikëve. Liverpooli tani ka 58 pikë dhe të shtunën do ta luajë ndeshjen e 21-të në Premier Ligë.

Më së shumti fitore radhazi në shtëpi

Liverpoolit i duhen edhe tri fitore në Anfield për të thyer rekordin e Cityt që ka 20 fitore radhazi në shtëpi.

Më së shumti fitore të njëpasnjëshme

Liverpool ka fituar 11 ndeshjet e fundit në Premier Ligë dhe i duhen edhe shtatë fitore për ta thyer rekordin e Cityt që e kishte vendosur në vitin 2017.

Periudha më e gjatë pa humbje

Liderët e Premier Ligës janë pa humbje në 37 ndeshje. Rekordi i Arsenalit është 49 ndeshje pa humbje. Këtë rekord londinezët e kishin arritur në vitin 2003/04.

Më sa paku humbje në një sezon

Liverpooli ka gjasa që ta mbyllë sezonin pa humbje dhe të barazojë rekordin e Arsenalit që ka përfunduar një edicion të tërë pa pësuar disfatë.

Më së shumti fitore gjatë një sezoni

Manchester City ka fituar 32 ndeshje gjatë një edicioni në Premier Ligë. Skuadrës së Kloppit i nevojitën edhe 13 fitore për ta thyer rekordin e Cityt. Liverpooli aktualisht ka 19 fitore.

Më së shumti pikë gjatë një sezoni.

City mban rekordin e pikëve ku arritën të grumbullonin plotë 100 pikë në sezonin 2017/18. Liverpooli deri tash ka humbur vetëm dy pikë dhe mund të arrijë në fund deri në 112 pikë.

Image result for liverpool 2019Më së shumti fitore në shtëpi gjatë një sezoni

Asnjë skuadër nuk ka arritur që t’i fitojë 19 ndeshje në shtëpi gjatë një sezoni në Premier Ligë. Tri skuadra, Chelsea, Man Utd dhe Man City kanë arritur që t’i fitonin nga 18 ndeshje.

Më së shumti fitore si mysafir

City mban edhe këtë rekord ku ka fituar 16 ndeshje gjatë sezoni 2017/18. Liverpooli deri tani ka fituar 8 nga 9 ndeshjet që ka zhvilluar si mysafir këtë sezon, shkruan Reporteri.

Periudha më e gjatë pa humbje

Arsenalit kishte shkuar 537 ditë pa humbje midis majit të vitit 2003 dhe tetorit të 2004. Nëse Liverpooli e mbyll sezonin pa humbje, atëherë ky rekord i Arsenalit do të thyhet më 23 qershor të këtij viti.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv