Sport

Zyrtare: Tahir Lushtaku largohet nga Drenica

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Trajneri i njohur Tahir Lushtaku nga sonte nuk do të jetë më trajner i skuadrës së Drenicës.

Lajmin e ka bërë të ditur vet trajneri i skuadrës nga Skënderaji.

“Qe nga sonte më nuk jam kryetrajner i KF Drenicës, pasi ofroj dorëheqje të parevokueshme nga klubi”, ka thënë fillimisht Lushtaku.

“Arsyet e largimit tim nuk kanë të bëjnë me kryesinë e zgjedhur sonte, e aq më pak me kryetaren e klubit, z. Mihane Kodra – Bekteshi, të cilës i kërkoj falje dhe më vjen keq që nuk do të jemi bashk në stinorin pranveror”.

“Falenderoj kryetarin e Komunës së Skenderajt, z. Bekim Jashari, për ndihmën dhe gatishmërinë për kontribut për klubin, si dhe i falenderoj kryesitë e viteve paraprake, njëkohësisht e falenderoj ish-kryetarin, Ragip Veseli, dhe disa donatorë ata që kontribuan për klubin, i falënderoj stafin tim, futbollistët dhe gjithë bashkëpuntorët që kanë qenë në klub. Dhe një kohësisht falenderim i veçantë për tifozët ‘Shqiponjat e Zeza’ si dhe nëngrupin (L2Boys). Gjithashtu falenderim për qytetarët e Skenderajt, për përkrahjen morale ndaj meje gjatë kësaj periudhe”, ka thënë më tej trajneri.

“I uroj klubit, suksese dhe të gjitha të mirat në stinorin pranveror.
Shpresoj që Drenica të jetë kjo që ishte e edhe më e suksesshme dhe të mbetet pjesë e elites, që për mua kjo është më e rëndësishmja”, ka thënë trajneri Tahir Lushtaku në deklaratën e tij, raporton BlicMedia.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv