Sport

Zyrtare: Mourinho bën transferimin e parë te Tottenham

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Jose Mourinho ka bërë nënshkrimin e tij të parë në Tottenham pasi mesfushori i Benfica, Gedson Fernandes është bashkuar me klubin në një marrëveshje huazimi prej 18 muajsh.

Spurs fituan garën për të nënshkruar me 21-vjeçarin përpara West Ham. West Ham kishte shpresuar të finalizonte marrëveshjen me Fernandes deri në fund të javës së kaluar, por ai më pas iu ofrua Spurs nga Jorge Mendes, agjenti i Mourinho.

Sportsmail raportoi të martën se Tottenham kishte rënë dakord për një marrëveshje huazimi afatgjatë që përfshin një mundësi për ta blerë portugezin për 56 milionë funte, transmeton lajmi.
Mourinho ishte në kërkim të forcojë skuadrën e tij këtë muaj për shkak të problemeve me dëmtime.

Tottenham humbi mesfushorin Moussa Sissoko në një dëmtim serioz në gju në fillim të këtij muaji, ndërsa fitnesi i Tanguy Ndombele është jo stabil.

Mesfushorët Eric Dier dhe Harry Winks gjithashtu kanë pësuar dëmtime, teksa Eriksen pritet të largohet nga Anglia.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv