Sport

Zekirija Ramadani: Kosova duhet të përqëndrohet në kundërsulme

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Kombëtarja e Kosovës sonte do të përballet me Çekinë, në një sfidë në të cilën do të luftohet për një biletë në Kampionatin Evropian Euro 2020.

Para kësaj sfide tejet të rëndësishme për të dyja Kombëtaret, në një prononcim për BlicMedia ka folur trajneri i njohur Zekirija Ramadani.

“Ndeshje me rëndësi për dy përfaqësueset. Pas lajmit për mungesën e Muriqit pak punët bëhen më të vështira për Kosovën dhe besoj që seleksionusi i Kosovës do nxjerr formacionin më të mirë që mund të jetë për momentin”, ka thënë fillimisht Ramadani.

“Ndoshta mund të kemi edhe ndryshim në skemë, po flas pa Muriqin do ishte mirë që të përqëndrohet në kundërsulme dhe me futbollist të shpejt që i ka Kosova në sulm mund ta befasoj Çekinë. Kosova duhet të jetë e qetë dhe mos ti lejon shumë hapësirë kundërshtarit”, ka deklaruar trajneri Zekirija Ramadani.

Trajneri në fund i ka dëshiruar suksese djelmoshave të Kosovës.

Çeki – Kosovë luhet sonte me fillim nga ora 20:45. /BlicMedia.net

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv