Sport

Ylli i Liverpoolit: Ja çka na bëri Kosova, këtë s’duhet ta lejojmë të ndodhë

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Trent Alexander-Arnold ka folur në prag të ndeshjeve të Anglisë në muajin tetor, të vlefshme për kualifikueset e Evropanit.

Mbrojtësi i djathtë i Liverpoolit, ka thënë se Anglia duhet ta përmirësojë mbrojtjen, për të pasur ndonjë shans që të triumfojnë në ‘Euro 2020’.

Në prag të ndeshjeve me Çekinë e Bullgarinë, Arnold nuk la pa përmendur Kombëtaren e Kosovës. Anglia këtë të premte do të takohet me Çekinë, kurse të hënën udhëton te Bullgaria. Të dy këto kombëtare i kishte mundur edhe Kosova.

Por, ‘Tre Luanët’ mund ta sigurojnë pjesëmarrjen në kampionatin evropian që mbahet verën e ardhshme, në rast se e mundin Republikën e Çekisë të premten mbrëma në Pragë.

Përderisa sulmi dhe golat nuk janë aspak problem, me lojtarë si Harry Kane, Raheem Sterling e Jadon Sancho, Anglia po kalon nëpër probleme të dukshme në vijën e mbrojtjes.

Kosova ia shënoi ‘Tre Luanëve’ tre gola në Southampton, në fitoren 5:3 të anglezëve, duke ia ekspozuar pikat më të dobëta.

“Duhet të pranojmë më pak gola. Si mbrojtës, si ekip dhe si grup e dimë se ku duhet të përmirësohemi për të vazhduar”, tha Arnold.

“Në disa ndeshje, thjesht ndodh. Gjithmonë do të analizojmë çka shkoi gabim dhe të sigurohemi që mos të ndodhë përsëri”.“Kosova ishte një ekip i nënvlerësuar dhe kishim respekt shumë të madh për ta para ndeshjes, dhe e dinim se nga ku do të vinte kërcënimi, por për fat të mirë ne arritëm të shënojmë më shumë se ata, por nuk ishim aspak të kënaqur me golat që i pranuam dhe duhet të punojmë në këtë”, tha ai.

Ylli i Lvierpoolit po ashtu zbuloi se lojtarët kanë planifikuar që të mbajnë një mbledhje të tyre para ndeshjeve në Pragë dhe në Sofje, për të analizuar problemet.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv