Sport

Ylli i Kosovës në nëntor kthehet nga lëndimi

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Hekuran Kryeziu ka filluar stërvitjet me skuadrën e tij zviceriane, Zurich.

Mesfushori shqiptar i Përfaqësueses së Kosovës ka filluar stërtvijet me Zurich këtë javë dhe por ende nuk është i gatshëm për lojë.

Ky është një lajm shumë i rëndësishëm për përzgjedhësin e Kosovës, Bernarnd Challandes. Kryeziu është shtylla e mesfushës së “Dardanëve” dhe kthimi i tij do të jetë një plus i madh para ndeshjeve kruciale të muajit nëntor.

Kosova në muajin nëntor zhvillon dy ndeshje shumë të rëndësishme në kuadër të eliminatoreve të Kampionatit Evropian “Euro2020”.

Më 14 nëntor përballet me Republikën e Çekisë në Pragë, ndërsa më 17 nëntor është nikoqire e Anglisë në ndeshjen e fundit të eliminatoreve.

Një tjetër lojtar që i kthehet Kosovës është Besar Halimi i cili mungoi me Malin e Zi për shkak të kartonëve të verdhë.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv