Sport

Ylli i Kosovës në formacionin më të mirë të të rinjve nga Sky Sports

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Duke u bazuar në statistikat e 34 ndeshjeve në ligë, talenti kosovar i Heereenvenit, Ibrahim Dresheviq, ka arritur të hyjë në formacionin e mediumit prestigjioz britanik “Sky Sports” për futbollistët e rinj në Evropë.

Qendërmbrojtësi kosovar në 10 paraqitjet e këtij sezoni në Eredivisie të Holandës ka realizuar dy supergola nga distanca.

Për herë të parë, 22-vjeçari u paraqit edhe për Kosovën, në miqësoren me Gjibraltarin në muajin tetor.

Në përshkrimin e Sky Sports për përfshirjen e Dresheviqit në mesin e të rinjve më të mirë në Evropë thuhet se “ai ka hyrë në 11-shen startuese me dy golat nga distanca – përfshirë një gol që garon për golin e vitit ndaj Feyenoordit – dhe ndihmën që ekipi i tij të mbajë katër herë portën e paprekur në Eredivisie”.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv